Kaosi nga Covid-19 pushton Indinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India po shënon një tragjedi të përmasave të papara. Pothuajse 1.6 milionë raste me Covid-19 janë regjistruar brenda një jave, duke çuar numrin total në më shumë se 15 milionë të infektuar.

Në harkun e vetëm 12 ditëve, niveli i pozitivitetit të Covid-19 u dyfishua në 17%, ndërsa në Delhi arriti 30%. Kapacitet e spitaleve në të gjithë vendin janë mbushur, por këtë herë janë kryesisht të rinjtë ata që zënë shtretërit; në Delhi, 65% e rasteve janë nën 40 vjeç.

Ndërsa përhapja e jashtëzakonshme e virusit është shkaktuar pjesërisht për një variant më transmetues që ka dalë në Indi.

E tronditur nga kritikat për mungesën e përgatitjes përpara valës së infeksioneve, qeveria qendrore ka organizuar trena të veçantë për të çuar furnizime me oksigjen në qytetet më të goditura.

Ajo gjithashtu u ka bërë presion industrialistëve për të rritur prodhimin e oksigjenit si edhe ilaçeve që shpëtojnë jetën pasi janë në mungesë.

Forca ajrore indiane po përdoret gjithashtu për të transportuar cisterna oksigjeni dhe furnizime të tjera në të gjithë vendin

 Shumë pacientë po vdesin jashtë spitaleve në kryeqytet për shkak të mungesës së shtretërve dhe oksigjenit.

Një organizatë bamirësie ka ngritur një krematorium të improvizuar për t’u marrë me vdekjen gjithnjë e në rritje.

Share This Article