Kapen 1.4 ton kokainë që po shkonte për mafian shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia belge kurorëzoi të martën një mega-operacion kundër mafias shqiptare, i cilësuar si operacioni më i madh në historinë e vendit.

Dhjetëra shtëpi u bastisën dhe dhjetëra persona u arrestuan.

Por siç raporton portali më i madh belg, HLN, operacioni ka pasur edhe një sukses tjetër.

Falë kësaj ndërhyrje është bërë e mundur të kapen plot 1.4 ton kokainë, e cila do të dërgohej në portin e Antverpës.

Kokaina ishte fshehur në kontejnerët e frutave.

Mafia shqiptare e sillte kokainën në Europë nga vendet e Amerikës Latine.

Ajo bashkëpunonte ngushtë me mafian italiane.

Operacioni u zhvillua kryesisht në Belgjikë, por edhe në Itali, Gjermani, Holandë, Spanjë dhe Kroaci.

Share This Article