Kapen 1,4 tonë drogë në mes të Paqësorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marina e El Salvadorit ka sekuestruar 1,4 tonë lëndë narkotike që po transportoheshin në ujërat e Oqeanit Paqësor, në jug të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, zëvendësadmirali René Merino, deklaroi se zbulimi i ngarkesës tregon se trafikantët kanë qenë të paralajmëruar për operacionet detare dhe e kanë braktisur dërgesën për t’i shpëtuar arrestimit.

Sipas autoriteteve, ngarkesa u gjet rreth 900 milje detare në jugperëndim të ishullit El Cordoncillo javën e kaluar. Prokurori i Përgjithshëm, Rodolfo Delgado, u shpreh se ky operacion është pjesë e hetimeve në vijim mbi rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Qeveria salvadoriane bëri të ditur se droga, me vlerë rreth 35 milionë dollarë, e çon në mbi 21 tonë sasinë e kapur në det gjatë vitit 2025. Që prej ardhjes në pushtet të presidentit Nayib Bukele, autoritetet kanë konfiskuar mbi 71 tonë substanca narkotike.

Share This Article