ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SPAK zbulon skandalin, Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë morën peng biznesmenin 3 minutes ago
Kapen 215 kg drogë në Janinë, pranga 3 shqiptarëve 9 minutes ago
Kushner hoqi dorë nga investimi në Beograd/ Reagon Vuçiç: Humbëm 750 milionë euro investime. Projekti në Shqipëri mori më shumë vëmendje 1 hour ago
Turizmi nxiti konsumin/ INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6% 1 hour ago
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Kapen 215 kg drogë në Janinë, pranga 3 shqiptarëve

albnews by albnews
16 December, 2025
in Albania, rajoni
0
Kapen 215 kg drogë në Janinë, pranga 3 shqiptarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një sasi prej 215 kilogramësh lëndë narkotike, është sekuestruar nga policia greke në zonën e Janinës, duke goditur një rrjet trafiku që dyshohet se kishte hyrë në Greqi nga kufiri i gjelbër.

Në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë, mes tyre edhe një grua, e cila drejtonte automjetin e ngarkuar me drogë. Ata akuzohen për trafik narkotikësh, dhunë ndaj punonjësve të policisë, drejtim të rrezikshëm mjeti, dëmtim të pronës dhe shkelje të ligjit për të huajt.

RelatedPosts

SPAK zbulon skandalin, Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë morën peng biznesmenin

Turizmi nxiti konsumin/ INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6%

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Ngjarja ndodhi në aksin Janinë–Kozan, ku policia pikasi një automjet të dyshimtë, e shoqëruar nga një mjet tjetër që shërbente si eskortë. Shoferja nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi t’i shpëtonte kontrollit, duke përshkuar një distancë të gjatë në zona të Grevenës. Gjatë ndjekjes, ajo përplasi qëllimisht dy herë automjetet e policisë, duke u shkaktuar dëme.

Ndjekja përfundoi në Vovousa të Janinës, ku mjeti u ndalua nga efektivët e Departamentit të Narkotikëve dhe njësitë O.P.K.E. Brenda makinës u gjetën 118 pako marijuanë, me peshë totale 215 kg. Në automjet ndodhej edhe djali 2-vjeçar i shqiptares.

Policia sekuestroi gjithashtu makinën, targa greke që i përkisnin një automjeti tjetër, targat origjinale shqiptare të fshehura brenda, peshore metalike për drogën, 2.7 gram marijuanë dhe tre telefona celularë.

Ndërkohë, në Filippei të Grevenës u lokalizua dhe u arrestua automjeti eskortë, ku udhëtonin dy shqiptarët e tjerë. Nga kontrolli u sekuestruan 510 euro dhe dy telefona celularë.

Të tre të arrestuarit do të dalin përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë të Janinës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 700 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.

Marrë nga Protothema.gr

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SPAK zbulon skandalin, Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë morën peng biznesmenin

SPAK zbulon skandalin, Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë morën peng biznesmenin

16 December, 2025
Kapen 215 kg drogë në Janinë, pranga 3 shqiptarëve

Kapen 215 kg drogë në Janinë, pranga 3 shqiptarëve

16 December, 2025
Kushner hoqi dorë nga investimi në Beograd/ Reagon Vuçiç: Humbëm 750 milionë euro investime. Projekti në Shqipëri mori më shumë vëmendje

Kushner hoqi dorë nga investimi në Beograd/ Reagon Vuçiç: Humbëm 750 milionë euro investime. Projekti në Shqipëri mori më shumë vëmendje

16 December, 2025
Turizmi nxiti konsumin/ INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6%

Turizmi nxiti konsumin/ INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6%

16 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result