Kapen 5,5 tonë bimë kanabis

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia marokene njoftoi sot kapjen e 5,5 tonelatave bimë kanabis të fshehur në një kamion transit në portin Tanger Med (veri) dhe me destinacion një port europian.

“Operacionet e kërkimit me ndihmën e qenve mundësuan kapjen e drogës të fshehur me kujdes në muret anësore dhe në platformën që mbante ngarkesën si dhe arrestimin e shoferit të kamionit, një maroken i moshës 30-vjeçare”, sipas një komunikate të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare (DGSN).

Maroku është një prej prodhuesve dhe eksportuesve kryesorë të bimës së kanabisit, sipas zyrës së OKB-së për luftën kundër drogës dhe krimit (ONUDC). 

Share This Article