Kapen 60 emigrantë në La Manche

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 60 emigrantë janë kapur sot duke kaluar kanalin e La Manchit, që lidh Francën me Britaninë e Madhe.

Në katër anije të vogla u zbuluan 49 emigrantë, të cilët u dërguan në Britaninë e Madhe.

Autoritetet në Londër deklaruan se emigrantët ishin nga Irani, Iraku dhe Afganistani.

Zyrtarët francezë shpëtuan 14 emigrantë në dy anije të tjera dhe i dërguan ata në Francë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Londrës, që nga muaji janar, më shumë se 1800 persona janë përpjekur të kalojnë kanalin e La Manch-it me anije.

Shumë kontrabandistë kanë pohuar se kalimi i kanalit të La Manchit nuk do të jetë më i mundur pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian.

Kalimi i kanalit të La Manchit është i paligjshëm dhe tepër i rrezikshëm./ATSH/

Share This Article