Kapen 75 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një person

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 75 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.

Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe një automjet dhe një telefon celular.

Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një  54-vjeçar shqiptar.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.

Share This Article