Kapen në Korçë 9 emigrantë të paligjshëm.
Mësohet se emigrantët janë ndaluar në kufi me Greqinë.
Pesë prej emigrantëve
janë palestinezë dhe 4 të tjerë algjerianë. Bëhet e ditur se pas marrjes së
deklaratës emigrantët janë nisur drejt Tiranës.
Kjo nuk është hera e parë që në Korçë ndalohen emigrantë klandestinë nga vendet
e Lindjes së Mesme.