Kapet kokainë në vlerë prej 190 milionë eurove në Britani të Madhe, arrestohen gjashtë persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë burra përfshirë një britanik janë arrestuar në brigjet e Plymouth pasi autoritetet kapën më shumë se dy ton (2,000 kg) kokainë.

Britaniku nga Stockton-on-Tees, dhe pesë nikaraguanë u arrestuan të enjten në një jaht luksoz.

Burrat, të moshës 24 deri në 49 vjeç, u mbajtën nën dyshimin për trafik droge dhe mbeten në paraburgim, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Por, oficerët vlerësojnë se vlera e drogës në rrugë është rreth 190 milionë euro, raporton bbc.

Grupi po lundronte në Kahu me flamurin e Xhamajkas dhe kishte udhëtuar nga Karaibet, kur u kapën 80 kilometra larg bregut të Devon.

Arrestimet u bënë si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga NCA dhe mbështetur nga Policia Federale Australiane (AFP) dhe Forca Kufitare.

Share This Article