Kapet me mbi 100 kg drogë shqiptari në Itali 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar është arrestuar sot në Val Vibrata, në provincën e Teramos në Iitali, pasi u kap me mbi 100 kilogramë lëndë narkotike.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane ndërsa identiteti i personit është i panjohur.

Operacioni u krye nga policia e Teramos, e cila sekuestroi sasinë e madhe të drogës, që ishte destinuar për shitje.

Sipas policisë, bëhet fjalë për mbi 100 kilogramë hashash, kokainë dhe heroinë, si edhe një sasi të konsiderueshme substancash prerëse.

Detaje të tjera mbi operacionin dhe identitetin e të dyshuarit do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp që do të mbahet të hënën, më 5 janar, në orën 11:30, në ambientet e Prokurorisë së Teramos.

Share This Article