Kapiteni i Kombëtares së Çekisë, Tomas Soucek u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të takimit kualifikues të Euro 2024 ndaj Shqipërisë
-Mendoni që tani që keni shënuar gola nga situatat standarde, kjo do të jetë një mënyrë për të sulmuar Shqipërinë?
“Çdo moment është për tu vlerësuar. Do përqendrohemi tek loja kur të kemi topin që të shfrytëzojmë dhe të kemi sa më shumë raste për shënim
-Për çfarë rezultati keni ardhur?
“Sinqerisht iu përgjigjem, kemi ardhur për të fituar. Edhe në Çeki ishim në lojë për të fituar, të gjithë djemt janë gati për të dhënë maksimumin dhe për të fituar ndeshjen.”
-Me çfarë iu surprizoi Shqipëria ndeshjen e parë? Ekziston mundësia të përgatiteni ndaj një arme të fortë si gjuajtjet standarde të Shqipërisë?
“Ekipi shqiptar e tregoi kualitetin që ka edhe në Çeki. Ata kanë cilësi të veçanta. Janë lojtarë që luajnë në kampionate të njohura europiane. Përsa i përket përgatitjes nga goditjet nga larg, ne kemi portier të aftë dhe do ia dalim nesër.”
-Çfarë mendoni për stadiumin? Këtu para pak kohësh është zhvilluar finalja e Conference League?
“Duhet t’i përgëzojmë për stadiumin është shumë i bukur. Atmosfera është diçka që duhet ta kthejmë në favorin tonë.”
-Transfertat nuk janë pika më e fortë e Çekisë? Në një transfertë të tillë me 22 mijë tifozë në përkrahje të Shqipërisë, si prisni se do të përballeni?
“Atmosferën e dimë do të jetë fantastike. E kam shumë qejf një atmosferë të tillë dhe diçka e tillë do të na motivojë më shumë.”
-Ju thatë që keni ardhur për fitore, a do ju kënaqte barazimi? Presidenti i FSHF ka deklaruar se presioni është tek ju…
“Unë siç iu thashë, ne kemi ardhur të fitojmë. Kanë kualitet, por ne kemi ardhur që të marrim 3 pikë këtu.