Kapshtica e hapur për 24 orë drejt Greqisë, ja çfarë kërkohet për udhëtarët dhe mjetet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.

Autoritetet e policisë greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e Covid-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr

Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek.

Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Share This Article