Kapshticë, lejohet vetëm ardhja në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë deklaron se nga sot do të lejohet hyrja në Shqipëri nga Greqia e kamionëve të mallrave dhe këmbësorëve.

Kujtojmë që Greqia do të jetë e mbyllur deri në 7 janar. Nga sot e në vazhdim pika Kufitare Kapshticë do të hapet vetëm për hyrjen në Shqipëri të këmbësorëve dhe të kamionëve të mallrave .

Policia e Kapshticës njofton se prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash.

Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Share This Article