Karamuço: Fletorja me emrat e drejtorëve të policisë që marrin rrogë nga krimi do gjendet shpejt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka paralajmëruar të tjera zhvillime për sa i përket ngjarjeve kriminale në vendin tonë. Kur vetëm pak ditë ka nga shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, Karamuço ka paralajmëruar zbulimin e një fletoreje në të cilën janë shënuar të gjithë emrat e efektivëve dhe drejtuesve të lartë të policisë të cilët paguhen nga krimi.

Akuzat e Karamuços janë të rënda, pasi sipas tij krimi i organizuar mban si eskortë elitën e policisë shqiptare.

“Një nga gjërat që shëmton dhe është një njollë e zezë. Është fakti që eksponentë të krimit mbajnë për eskortë elitën e policisë. Jo vetëm makina të blinduara por elitën, RENEA, Operacionalja, i ruan ata. Këta efektivë të zgjedhin se si do bëjnë. Nga kontrolle që do të bëhen këto ditë, në një prej shtëpive do gjendet një fletore, ku do dalin disa emra që paguhen. Janë efektivë që marrin rrogë çdo muaj. Ka shumë aludime se edhe kur dështojnë operacionet, ka dekonspirime. Këto janë armiku i padukshëm. E rëndësishme të listohen me Vetting, dhe shpenzimet që kryejnë. Ku i gjejnë këto lekë? Këta që rrinë paradite me qytetarët dhe pasdite krimin, duhet të ndalen. Të shkunden nga korrupsioni” tha Karamuço.

Share This Article