Karamuço jep ALARMIN: Bisedat e 540 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka denoncuar një tjetër shkelje të privatësisë së shqiptarëve ditën e sotme.

Sipas Karamuços në një postim në rrjetet sociale, 540 mijë shqiptarëve që përdorin aplikacionin WhatsApp, po ju shiten komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar.

Ai shton se këto të dhëna dhe komunikime janë nxjerrë në shitje në darkweb, ndërsa e cilëson një dëm katastrofik të privatësisë.

“504 mijë shqiptarëve përdorues të aplikacionit whatsup, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastrofik i privasisë…”, shkruan ai.

Share This Article