Karantinimi i njerëzve që hynë në Angli, verën e vitit 2020, rezultoi shumë efektiv

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detyrimi i njerëzve që mbërritën në Angli në verën e vitit 2020 për t’i futur 14 ditë në karantinë, ndihmoi në uljen e përhapjes së koronavirusit, tregoi një studim.

Shkencëtarët e Kembrixhit zbuluan se ajo masë kishte qënë veçanërisht efektive për udhëtarët e moshës 16-20 vjeç, raportoi PA Media.

Kërkesa për personat që mbërrijnë në Angli për t’u izoluar për dy javë u bë më 8 qershor 2020, pas muajve të parë të pandemisë. Përjashtimet ishin vetëm për disa njerëz, të tillë si ata që mbërrinin nga destinacionet ku ishte vendosur një korridor udhëtimi.

Lista e korridoreve të udhëtimit u ndryshua vazhdimisht për disa muaj, me shtimin dhe heqjen e destinacioneve të njohura si Spanja, Franca, Portugalia dhe Italia. Kufizimet morën kritika të ashpra nga industria e avionëve për shkak të ndikimit në kërkesat.

Në hulumtimin e botuar në revistën Nature Communications, shkencëtarët analizuan të dhënat e gjurmimit të kontakteve nga Njesia Test dhe Gjurmim dhe sekuencat e gjenomit të vëna në dispozicion përmes Konsorciumit britanik Covid-19(Cog-UK).

Hulumtimi u krye nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit, Instituti Wellcome Sanger, COG-UK dhe Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Dr Dinesh Aggarwal nga Departamenti i Mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit, autori i parë i studimit, tha: “Edhe pse pandemia tani duket shumë e ndryshme nga ajo se si ishte në vitin 2020 – me shfaqjen e varianteve të reja të kompensuara nga rritja e vaksinimit – ka ende mësime të rëndësishme që mund të mësohen për efektivitetin e karantinës, veçanërisht për gatishmërinë për pandeminë e ardhshme.

Share This Article