Karantinohet ministri gjerman i Jashtëm Heiko Maas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u vendos në karantinë, pasi testet treguan se një nga truprojat e tij është infektuar me koronavirus, theksoi në një deklaratë Ministria e Jashtme gjermane.

Në deklaratë shtohet se një test fillestar për diplomatin e lartë të Gjermanisë rezultoi negativ.

Maas nuk është anëtari i parë i qeverisë gjermane që vetizolohet për shkak të koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel kaloi dy javë në karantinë në shtëpi, në mars, pasi kishte kontaktuar me një mjek që rezultoi pozitiv.

Heiko Mass është ministri i Jashtëm i Gjermanisë që prej 14 marsit të vitit 2018.

Share This Article