Karateistët e Kosovës dhe Shqipërisë përballen në kampionatin Evropian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Karateistët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë sot do të përballen ndërmjet vete në kampionatin Evropian, në konkurrencë ekipore, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Por, te Kosova e shohin të padëshiruar përballjen me Shqipërinë. Është përzgjedhësi i Kosovës, Isak Curri që të mërkurën për KOHËN ka thënë se nuk është mirëpritur aspak dueli kundër karateistëve të Shqipërisë.

“Nuk është mirëpritur dueli me Shqipërinë ose shkurt nuk është i dëshirueshëm të përballemi me karateistët e Shqipërisë. Por, ne kemi obligim t’i mbrojmë dhe ta prezantojmë shtetin tonë edhe përballë Shqipërisë”, ka thënë Curri.

Kosova ka udhëtuar në Poreç të Kroacisë me 14 karateistë.

Share This Article