Kardinali gjerman ofron dorëheqje për shkak të abuzimeve seksuale në kisha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kleriku i Kishës Katolike të Gjermanisë, kardinali Reinhard Marx, i ka ofruar dorëheqjen Papa Françeskut, për shkak të skandaleve me abuzime seksuale të fëmijëve nëpër kisha.

“Është e rëndësishme që të ndaj përgjegjësinë për katastrofën e abuzimeve seksuale nga zyrtarët e kishës në dekadën e fundit”, ka thënë ai në letrën dërguar Papës.

Ai është kryepeshkop i Mynihut.

Papa është duke analizuar kërkesën e tij, derisa më herët ka dërguar dy peshkopë në Këln që hetojnë këto abuzime.

Më 2018, në një studim të kryer nga vetë kisha, është gjetur që më shumë se 3,600 fëmijë në Gjermani janë sulmuar seksualisht nga priftërinjtë katolikë në periudhën 1946-2014.

Vetëm 38 për qind e të dyshuarve për kryerje të këtyre veprave janë gjykuar, dhe shumica janë përballur me procedura të vogla disiplinore.

Rreth një në gjashtë raste ka përfshirë dhunimin. Shumica e viktimave kanë qenë djem dhe më shumë se gjysma kanë qenë të moshës 13-vjeçare apo më të rinj.

Në letrën e tij, kardinali Marx ka thënë se hetimet në vitet e fundit kanë shpërfaqur “shumë dështim personal dhe gabime administrative”, por edhe “dështim sistematik institucional”, sa u përket abuzimeve seksuale të fëmijëve.

Share This Article