Karim Benzema është fituesi i Topit të Artë 2022.
Sulmuesi i Real Madrid u vlerësua për sezonin e tij fantastik, ku fitoi si protagonist Champions League dhe kampionatin spanjoll.
Sadio Mane (Bayern Munchen) dhe Kevin De Bruyne (Manchester City), plotësuan podiumin e Topit të Artë për këtë edicion.
Topin e Artë për portierët e mori Thibaut Courtois, i Real Madrid.
Ndërkohë, 18-vjeçari Gavi ka fituar Çmimin Kopa, që i jepet futbollistit më të mirë nën 21 vjeç. Mesfushori i Barcelonës ka lënë pas lojtarin e Real Madrid, Eduardo Camavinga, dhe talentin e Bayern Munchen, Jamal Musiala.