Karpov, në koma të induktuar. Aksident në banesë apo rrahje brutale?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kampioni i botës në shah, Anatoli Karpov, ndodhet në koma të induktuar pas një aksidenti në banesën e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Sofia.

Ajo ka mohuar zërat që flisnin për një sulm të mundshëm ndaj tij, të shtunën e kaluar. Ky version, i përhapur përmes kanalit rus Telegram 112, siguroi, pa cituar burime, se shahisti ishte gjetur pa ndjenja pranë selisë së Dumës, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, ku ai është deputet i Rusisë së Bashkuar, partia e Vladimir Putinit. Mjekët, sipas kanalit të sipërpërmendur, kishin konstatuar dëmtime në kokë, frakturë në këmbë dhe gjendje të fortë intoksikimi.

Informacionet për ngjarjen janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, por gjendja e Karpovit, sipas burimeve të ndryshme, është e qëndrueshme. Këtë e ka bërë të ditur edhe Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), Arkady Dvorkovich: “Sapo mora lajmin nga një burim i besueshëm se ish-kampioni i botës, Anatoli Karpov, po e përballon mirë. Ne mezi presim një shërim të plotë të tij”.

Karpov mbajti titullin e kampionit të botës nga viti 1975 deri në vitin 1985. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai fitoi më shumë se 160 turne dhe mbeti në mesin e 100 më të mirëve në renditje për 38 vjet. Ai u konsiderua lojtari më i mirë i vitit nëntë herë dhe luajti dhjetë finale për titullin botëror.

Share This Article