Karrenbauer: SHBA kërcënoi se do të vendoste tarifa për makinat europiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA kërcënoi se do të vendoste tarifa për makinat europiane, për t’i shtyrë europianët që të fillonin procedimet kundër Iranit për shkeljen e marrëveshjes bërthamore, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ky kërcënim ekziston”, tha Kramp-Karrenbauer, e pyetur në lidhje me një artikull të së përditshmes “Washington Post”, në një konferencë për shtyp në Londër, duke pohuar se presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi në mënyrë të fshehtë Parisin, Berlin dhe Londrën me vendosjen e një tarife 25 % për makinat europiane, nëse këta të fundit nuk aktivizojnë mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Paktit Ndërkombëtar për Armët Bërthamore iraniane, e arritur në Vjenë në vitin 2015.

Tre shtetet europiane palë në marrëveshjen e Vjenës njoftuan të martën se kishin nisur mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në një përpjekje për ta detyruar Teheranin për t’iu kthyer zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje./

Share This Article