Karroca moderne mbuluar me ar, Londra bëhet gati për kurorëzimin e mbretit Charles

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar po bëhet gati për kurorëzimin e mbretit Charles.

Monarku dhe bashkëshortja e tij Kamila do të udhëtojnë për ceremoninë në Westminster Abbey me një karrocë moderne e cila do të tërhiqet nga kuajt.

Ata do të udhëtojnë me karrocën  Diamond Jubilee State Coach, i përdorur për herë të parë në vitin 2014, dhe do të kthehen me Gold State Coach të përdorur në çdo kurorëzim që nga vitet 1830.

Ato janë të mbuluara nga ari dhe qelqi, në thelb janë kurora mbi rrota.

Karroca Diamond, e cila peshon 3 tonë duket tradicionale, por në fakt është shumë moderne, me ajër të kondicionuar dhe dritare elektrike.

Gold State Coach është karroca e dytë, peshon 4 tonë është e bërë prej druri dhe ari. Ajo është ndërtuar në vitin 1762.

Pjesa e brendshme vishet me copëza satini dhe velvet. Maja e karrocës ka simbole që përfaqësojnë Anglinë, Skocinë dhe Irlandën. Në të dyja anët e saj janë skulpturat  e Tritonit – djali i sundimtarit të deteve Poseidon.  Jashtë saj ka piktura të perëndive dhe perëndeshave romake.

Kortezhi i karrocave do të jetë një nga pamjet me spektakolare të kurorëzimit më 6 maj.  Gjatë ceremonisë vëmendja do të jetë edhe tek unaza, shpata simbolike dhe Kurora e Shën Eduardit, që do të bëhen pjesë e mbretit Charles.

Share This Article