Ndeshja mes Guaranit dhe Cerro Portenos ishte një nga sfidat më interesante dhe deçizive në historinë e futbollit paraguaian dhe jo vetëm. Ishte sfidë që do të vendoste titullin.
Mysafirëve iu mjaftonte edhe barazimi për t’u shpallur kampion, ndërsa vendasve iu duhej fitorja.
Guarani e nisi ndeshjen në mënyrë agresive, duke marrë katër kartonë të verdhë për 33 minuta. Paraprakisht, Benitez i Portenos u ndëshkua me të kuq.
Guarani e shfrytëzoi epërsinë numerike sa i përket lojtarëve dhe ia doli të shënonte golin e epërsisë mes Alfio Olviedo (36’), madje dyfishoi epërsinë me Marcelo Gonzalezin në fillim të pjesës së dytë.
Ndeshja po shkonte në mënyrën më të mirë për Guaranin deri në minutat shtesë, plot 11 të tilla, pasi ndeshja kishte ndërprerje të shpeshta. Fernandez dhe Servio u ndëshkuan me kartonët e dytë të verdhë te vendasit dhe Porteno ngushtoi rezultatin në minutën e 90+9’ me Espinolan, para se dy minuta më vonë Patino Martinez të shënonte golin e titullit për skuadrën e tij. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+13’.
Në total, gjyqtari Juliadoza nxori 15 kartonë gjatë pothuajse 120 minutave lojë.
Për Cerro Portenon, kjo ishte hera e 34-të në historinë e saj që fiton titullin.