KAS refuzoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Spaho: PD nis betejën në Kolegj Zgjedhor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ishte surprizë për PD-në, vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të mos pranuar përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë.

Por kjo nuk do ta ndalë betejën e tyre dhe Partia Demokratike shprehet e vendosur se do i shkojë deri në fund transparencës së asaj që e quan vjedhje të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Shërbëtorët e Edi Ramës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve i mbyllën sytë para të vërtetës për të mbrojtur pushtetin e vjedhur të regjimit Rama-Doshi.   Në shkelje të ligjit, KAS refuzoi të marrë zyrtarisht provat për t’u  garantuar shqiptarëve të drejtën për votën e lirë. 3 anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste në KAS  po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera.

KAS refuzoi të bëjë drejtësi për qytetarët e Korçës, Devollit, Pogradecit, Maliqit dhe Ersekës sepse ata duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi “ u shpreh Edmond Spaho drejtuesi politik I PD-së në qarkun e Korçës sot në një prononcim për median.

PD thotë se në qarkun e Korçës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës por se “regjimi Rama-Doshi ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe po e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të shqiptarëve “ vijon Saho.

PD ka nisur betejën në Kolegjin Zgjedhor

”Kur e nisëm këtë betejë e dinim që institucione si KAS nuk e duan të vërtetën dhe nuk do të bëjnë drejtësi, por është detyra jonë të paraqesim të gjitha provat kudo, përfshi edhe në Kolegjin Zgjedhor, siç kemi nisur sot betejën tonë. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS apo kudoqoftë” deklaroi Spaho.

Share This Article