Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj.
KAS kështu ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, që kërkonte që Ismailaj të vunate dënimin në shtetin grek.
Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastrës rrezikoi të humbë mandatin pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi, në vitin 1999.
Ai është dënuar në mungesë pasi nuk ka qenë në Greqi në momentin kur Gjykata ka vendosur për të.
Qerim Ismailaj punonte dhe jetonte në ndërtim në ishullin grek Hiot para viteve 2000. Aty, Ismailaj është njohur dhe më një biznesmen dhe ka punuar për të. Mirëpo, pas përfundimit të punimeve, kryebashkiaku i Mallakastrës duhet të merrte paratë që i takonin.
Pronari grek ka refuzuar ta paguante dhe mes tij e Qerim Ismailajt ka nisur një debat. Gjatë përplasjes, biznesmeni grek është rrëzuar mbrapsht dhe ka marrë plagë në kokë. Po ashtu, i lënduar ka mbetur dhe Ismailaj i cili ka përfunduar në spital.