Kasano tallet me Leaon: Shifrat mund ti vendosë në prapani*ë, është një dështim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-sulmuesi i Milanit, Antonio Kasano duke folur si zakonisht në Viva El Futbol kritikoi ashpër Masimiliano Alegrin, lojën e Milanit dhe në veçanti, Rafael Leaon.

“Leao mund të shënojë pesë ose shtatë gola, nuk më intereson, në Kaljari ditën tjetër ai ishte i paprekshëm. Ai nuk di të luajë me shpinë nga porta. Problemi është statusi që i vë vetes dhe që të tjerët i kanë vënë atij. Mund t’i vendosësh shifrat në prapanicë, mua nuk më interesojnë shifrat, edhe Inzagi kishte shifra dhe ishte i dobët. E dini kë më kujton Leao? Riçarlison, ai shënon disa gola, por është i dobët, është i shkëputur nga bota. Leao është i dobët, ai nuk ka të bëjë fare me lojën e futbollit”, përfundoi Kasano.

Share This Article