ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 8 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 8 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 8 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 8 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 8 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Kasanof: Do të mbështesim Shkupin drejt integrimit të plotë në BE

albnews by albnews
5 December, 2024
in Maqedonia
0
Kasanof: Do të mbështesim Shkupin drejt integrimit të plotë në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguar për Ballkanin Pernëdimor, Alexander Kasanof qëndroi të enjten në Shkup ku theksoi se SHBA-të do të qëndrojnë përkrah Maqedonisë së Veriut, “siç kanë bërë që nga pavarësia, për të ndihmuar në arritjen e synimeve për një demokraci përparimtare, të sigurtë dhe dinamike, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në komunitetin euroatlantik”. Me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski kanë biseduar edhe për nevojën e reformave; për çështjen e korrupsionit dhe tema të tjera rajonale.

I dërguari amerikan për Balllkanin Perëndimor, Alexander Kasanof në Shkup konfirmoi partneritetin e fuqishëm dhe të qëndrueshëm, siç tha, midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut. Zyrtari amerikan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski theksoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj synimeve të Maqedonisë së Veriut për integrimin e plotë euro-atlantik dhe për reformat dhe përfitimet që dalin nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ai tha se i kupton sfidat me të cilat u përball Maqedonia e Veriut për anëtarësim në NATO dhe kërkesat për të bërë edhe më shumë me qëllim të përparimit drejt anëtarësimit në BE.

“SHBA qëndrojnë fuqishëm pranë Maqedonisë së Veriut, ndërsa ajo po bën reforma të rëndësishme që do ta forcojnë ekonominë e saj, infrasrtukturën dhe sektorin publik e privat si dhe komunitetet”.

Zoti Kasanof u shpreh se Maqedonia e Veriut e ka vendin natyror brenda BE-së. “Kjo nënkupton, shtoi ai, përparimin e vërtetë në qeverisjen e mirë dhe ndryshimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”.

Në takimin me kryeministrin maqedonas është diskutuar edhe mbi çështjen e korrupsionit:

“Kryeministri Mickovski e kupton shumë mirë fuqinë që ka korrupsioni në gërryerjen e besimit publik; frenimin e zhvillimit të vendit në rritjen ekonomike, teksa ka bërë që lufta kundër korrupsionit të jetë çështja kryesore e kësaj qeverie dhe ne e vlerësojmë këtë”, tha zoti Kasanof.

Ai shprehu mirënjohje për ndarjen prej 2 përqind të Prodhimit të Brendhsëm Bruto për shpenzimet e mbrojtjes për këtë vit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shkupit për Ukrainën.

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha se qeveria e tij ka përparësi integrimin evropian, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik:

“Këto përparësi nuk janë vetëm synime kombëtare, por paraqesin edhe kusht për qëndrueshmëri dhe përparim për të gjithë rajonin. Integrimet evropiane mbeten përparësia jonë strategjike dhe po punojmë për realizimin e reformave që do të sigurojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe efikasitetin e institucioneve”, tha zoti Mickovski duke shtuar se në këtë kuadër bëjnë pjesë edhe mbrotja dhe liria e të drejtave të njeriut.

“Në këtë mënyrë planifikojmë t’i afrohemi BE-së dhe ta përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve tanë”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas nuk foli në konferencën e shtypit për problemet me Bullgarinë fqinje e cila po pengon përpraimin e Shkupit drejt BE-së për shkak të mosgadishmërisë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Qeveria në Shkup shpreson se pas formimit të qeverisë në Sofje të vazhdojë bisedimet rreth mosmarrëveshjeve, por politikanët bullgarë nuk kanë treguar shenja se kjo mund të ndodh.

RelatedPosts

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result