Albania
Kaso: Në të gjitha sondazhet opozita ka rritje të qëndrueshme, do të vazhdojë deri në zgjedhje
Në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së, Ivi Kaso u shpreh se në të gjitha sondazhet e fundit tregojnë se opozita ka një rritje të qëndrueshme.
Sipas Kasos, njerëzit janë të detyruar që të jenë më të tërhequr në deklarimet e tyre në sondazhe sepse ndihen të kërcënuar me bukën e gojës, por si shtoi se ata do të votojnë ndryshe ne votime.
“Në të gjitha sondazhet e fundit tregojnë se opozita ka një rritje të qëndrueshme dhe kjo do të vazhdojë edh enë 10 ditët e ardhshme. Pavarësisht dhunës dhe mekanizmit të pushtetit që kjo mazhorancë ushtron në mënyrë antiligjore ndaj atyre që i konsideron kundërshtar dhe jo mbështetës.
Prandaj njerëzit që janë të detyruar dhe të kërcënuar nën bukën e gojës, në sondazhe janë shumë më të tërhequr nga ajo që do të votojnë në 25 prill. Ndërkohë që u zgjodh një datë për zgjedhjet si 25 prilli për të shmangur emigrimin sezonal dhe për të shmangur stinën e ngrohtë, që pengonte pjesëmarrjen në votime.
Në këto muaj deri në shtator, qeveria do të mbetet në detyrë. Qeveria do të mandatohet menjëherë sapo të konstituohet parlamenti. Qeveria do të merret vetëm me shërbimet esenciale që vendi të vazhdojë normalisht. Sigurisht që kjo dritare do të shihet me lupë nga ana jonë”, tha Kaso.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
