Kasollet e derrave i vlerësuan si shtëpi, lihen në burg 3 zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” 3 punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit nga tërmeti.

Ndërkohë, për njërën nga zyrtaret e kësaj bashkie, Gjykata ka zëvendësuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie”, ndërsa për tjetrën “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

5 zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 353 milionë lekë në abuzimin me fondet e rindërtimit nga tërmeti.

Nga hetimi janë zbuluar shkelje në të paktën 78 raste ku janë dhënë dëmshpërblime për ndërtesa që nuk shërbenin për banim, por për qëllime të tjera, përfshirë edhe kasolle të derrave e lopëve.

Zyrtarët akuzohen për veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, “Falsifikim” dhe “Mashtrim”. Nën hetim janë edhe 78 personat që kanë përfituar padrejtësisht. 

Share This Article