Kasper Schmeichel mbetet i shtangur nga goli i Messit nga gjuajtja e lirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Nices, në përballjen që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligue 1.

Kampioni në fuqi e filloi ndeshjen furishëm, duke krijuar shanse të mira shënimi, por që realizoi vetëm një herë.

Goli i vetëm u shënua nga kush tjetër, pos Lionel Messi, që la portierin e Nices të shtangur dhe të pashpresë që të paktën të prekte topin.

Kasper Schimechel e shikoi topin në minutën e 29-të gjersa futej në rrjetë, nga një ekzekutim perfekt i shtatë herë fituesit të Topit të Artë nga gjuajtja e lirë.

Aktualisht argjentinasi ka pesë gola dhe shtatë asistime deri më tani në këtë sezon dhe po tregon një formë fantastike.

Me gjasë edhe në 45 minutat e dytë do të ketë gola, por kjo nga gjuajtja e lirë e meriton të shikohet disa herë.

Share This Article