Kastrati në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati ka kontribuar me gol dhe asistim në fitoren 3:1 të Dinamo Zagrebit kundër CSKA Moskës, të enjten mbrëma në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Evropës.

“Shpërblimin” për paraqitjen e mirë e mori menjëherë të premten. Ai është përfshirë në ekipin më të mirë të xhiros në Ligën e Evropës. Përzgjedhjen e ka bërë faqja zyrtare e UEFA-s.

Prej lojtarëve të Dinamos, vend në përbërjen më të mirë të xhiros ka zënë edhe Joshko Gvardiol.

Kastrati po e luan edicionin e parë me Dinamon dhe po paraqitet me sukses.

Share This Article