Kastriot Berberi: Thirrja e Bashës në prokurori është sulm mbi opozitën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kastriot Berberi është shqiptari i vetëm që për dy herë më radhë është zgjedhur Këshilltar i Këshillit Bashkiak të Londrës. Z. Berberi është duke i përcjell me vemendje zhvillimet e fundit në Shqipëtri.

Socialisti, Kastriot Berberi kundërshton me forcë presionin psikologjik që i ushtrohet kryetarit të Partisë Demokratike dhe udhëheqësit të opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

“Thirrja e tij në prokurori është sulm mbi opozitën, sulm mbi demokracinë e dobët shqiptare, sulm mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Hetimet mbi kryetarin e opozitës të kryhen në kohën dhe në menyrën e duhur ligjore, por kurrë në ketë krize social-politike shqiptare sepse krijohet përceptimi publik që prokuroria ështëe politizuar.

Socialistët e ndershëm duhet të protestojnë dhe të mbrojnë lirinë e opozitës dhe udhëheqësit të saj, z. Basha sepse duke e bërë këtë gjest mbrojnë liritë dhe vlerat më të larta të një shoqërie demokratike dhe të ardhmen e femijëve të tyre|, ka shkruar në rrjetet sociale Berberi.

Ndryshe, Berberi ia ka dalë mbanë që në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Britaninë e Madhe një vit më parë të rizgjidhet për të dytën herë rresht si Këshilltar në Bashkinë e Waltham Forrest, Londër.

Berberi është një laburist britanik dhe zgjedhja e tij për të dytën herë më radhe, kishte tërhequr vëmendjen e opinionit dhe mediave britanike.

Zgjedhja e Berberit në këtë post, është një motivim për mërgatën shqiptare në Britani, se me punë, përkushtim e ndershmëri, mund të arrin funksione të rëndësishme shtetërore, përfshi edhe ato politike.

Qytetarët britanikë të distriktit të tij ia njohin këto aftësi e vlera, andaj edhe kanë votuar për të.

Share This Article