ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës 17 minutes ago
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë) 20 minutes ago
Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur 21 minutes ago
Arrestohet një person që u lirua gabimisht nga burgu i Wandsworth, i cili u arrestua për shkak të një abuzimi seksual  32 minutes ago
Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës 40 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Kastriot Islami: Listat e Ramës tinëzare, hileqare, mashtruese

albnews by albnews
9 March, 2021
in Albania
0
Kastriot Islami: Listat e Ramës tinëzare, hileqare, mashtruese
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ditën e djeshme partitë politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit.

Tirana është blinduar me figurat më të rëndësishme të partive kryesore duke e bërë sfidën e karrigeve në Kuvend më të vështirë. Vetë krerët e partive më parë kishin qartësuar se ku do të mbanin zonat e tyre elektorale, ndërkohë tashmë gjithçka është zyrtare.

RelatedPosts

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Polici anglez nuhati erën e kanabisit, i zbuloi 500 rrënjë “jeshile” shqiptarit, dënohet me 1 vit burg

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Të ftuar mëngjesin e sotën në RTV ORa ishte në një lidhje me Skype iu bashkua dhe politikani, Kastriot Islami, i cili theksoi se kryeministri, Edi Rama sa i përket listave ka ndjekur një qasje tinëzare për të mashtruar votuesit  ndryshe nga Basha i cili në listat që publikoi nuk ka patur supriza.

“Ne duhet t’i sqarojmë qytetarëve se çfarë ka pas këtyre listave. Të paktën ashtu si mendojmë ne, ndoshta dhe mund ta kemi gabim. Në listën e Ramës gjëja kryesore që duhet t’i themi votuesve është qasja. Çfarë qasje ka patur Rama? Janë dy qasje, është qasja e Ramës dhe qasja e Bashës.  Qasja e z. Basha është një qasje klasike, pa supriza, standarte, një qasje që ndodh në të gjitha vendet e Europës, ndoshta jo perfekte  si në vendet e Europës.

Unë do thoja për listën e Bashës një shprehje të famshme që ‘Çdo popull meriton qeverinë e tij’ dhe në këtë rast çdo parti meriton listën e saj. Ndërsa, për qasjen e Ramës për listën  është një qasje tinëzare, hileqare, mashtruese. Këtë gjë duhet ta dinë ata persona që janë të lëkundur. Rama në një anë flet për suksesin në qeverisje, suksese të mëdha e cila në fakt për opozitën ka  kushtuar në çdo aspekt këto tetë vite dhe askush nuk promovohet kontributeve në qeverisje.

Qeveria në 2017 ka patur disa ministra, u bë demostrimi i studentëve  dhe t’i shikon sot vetëm ata që janë pjesë e sektrit, ndërsa të tjerët janë degdisur sa andej sa këtej. Ka një paradoks qasja e Ramës, ky është mashtrimi i tretë. Mashtrimi i parë  ka luajtur me premtimet, mashtrimi i dytë tha fajin ma ka Ilir Meta, mashtrimi i kësaj here të tretë ai po luan me listën”- thotë Islami.

Prej ditësh Rama ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas deklaratave të bëra për  përfshirjen në lista të inxhinjeres Luljeta Bozo dhe shefes së Infektivit, Najada Çomo. Ashtu si u tha ndodhi dhe mbrëmjen e djeshme pamë se , Bozo kryeson listën e PS në Tiranë, e ndjekur fill nga Najada.

E gjithë kjo sipas Islamit është një strategji e ndjekur nga Kryeministri për të kamufluar veten.

“E gjithë kjo është bërë për të ruajtur figurën e Ramës dhe Rama e ka bërë qëllimisht vetë. Është një procees i minutës së fundit dhe kundër parimeve të karrierës dhe meritës. Ka prodhuar shumë shere në partinë Socialiste. Kemi parë që ka largime sherre të hapura dhe të fshehta. Në kuadrin e fasadës ka marrë personazhe që nuk kanë lidhje me politikën.

Dy personazhe të cilët nga pikpamja profesionale është vështirë të thuhen. Nëqoftëse dikujt tjetër Rama i thotë që ke 12 vite në Parti duhet të largohesh se mbaroi koha jote shkon merr një figurë qëllimisht të vjetër dhe e vendos, merr një mjeke dhe prap e vendos. Këto janë vendosur për të mashtruar elektoratin.

I duhet të përforcojë idenë që unë kam qenë i suksesshëm në qeverisje, në situatën e pandemisë ka marrë Najadën dhe në menaxhimin e tërmetit ka marrë Luljetën. Do ti mbushë mendjen njerëzve me tre emra që unë kam qenë i suksseshëm për të maskuar dështimet e tij në këto tre fusha. Në fushën e qeverisjes thotë unë jam Kryeministri, unë jam ai që i bëj të gjitha, jam mjeshtri”, shton ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

7 November, 2025
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

7 November, 2025
Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur

Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur

7 November, 2025
Arrestohet një person që u lirua gabimisht nga burgu i Wandsworth, i cili u arrestua për shkak të një abuzimi seksual 

Arrestohet një person që u lirua gabimisht nga burgu i Wandsworth, i cili u arrestua për shkak të një abuzimi seksual 

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result