Për Kastro Zizon sot është një nga ato ditë që të mbushin me emocione, dashuri dhe çaste të ëmbla. Vogëlushi Dante ka ardhur në jetë në orët e para të mëngjesit dhe Kastro ka dedikuar fjalët më të zgjedhura për të birin dhe partneren e tij, Sara. Shoqëruar me një foto, ku duket pak nga portreti i vogëlushit, Kastro ka shkruar ndër të tjera: “Të falenderoj shpirt, Sara, që më solle në jetë princin e vogël…Një bekim i madh në jetën time. Mbarësi edhe për të gjithë ju.”