Katar 2022 ende pa filluar mund të ketë humbur yllin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambiciet e Francës për të mbrojtur titullin botëror në Katar mund të kenë pësuar sot një goditje të rëndë.

Sipas mediave franceze, ylli i ekipit, sulmuesi Karim Benzema, i saposhpallur Top i Artë, pas triumfit të sezonit të kaluar në Champions League me Real Madrid, ka pësuar një dëmtim që mund të rrezikojë seriozisht praninë tij në botërorin që fillon ditën e nesërme.

Sipas L’Equipe, sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes, pak ditë pasi ishte rikthyer në grup për shkak të disa shqetësimeve të tjera.

Franca pritet të përballet me 22 nëntor me Australinë, dhe trajneri Didier Deschames ka kohë deri nesër 20 nëntor për të kryer një zëvendësim.

Orët në vijim do të jenë vendimtare për të ditur nëse Katar 2022 ka humbur një nga yjet më të shndritshme pa filluar ende ky edicion kaq i diskutuar.

Share This Article