Katar, fillon festivali “Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame 2021”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktivitetet në kuadër të festivalit do të zhvillohen me pjesëmarrjen e Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore Islame (ISESCO) dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Katarit si dhe ministri dhe institucione të ndryshme të vendit

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, kanë filluar aktivitetet në kuadër të festivalit “Doha, Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame 2021” që do të zgjasë një vit.

Ministri i Kulturës, Salah bin Ghanim al-Ali, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së festivalit në Fshatin Kulturor Katara dhe Muzeun e Artit Islam, tha se “Historia jonë kulturore në botën islame është dëshmitare e rolit të civilizimit në të cilin marrin pjesë gjenerata të artistëve, shkrimtarëve dhe mendimtarëve”.

Ai rikujtoi se vepra në fusha të ndryshme të shkencës dhe artit janë përkthyer në gjuhët latine, kështu janë bërë burime themelore në universitetet botërore.

Kryeministri i Katarit, Khalid bin Khalifa bin Abdul Aziz Al Thani, në deklaratën nga Twitter duke tërhequr vëmendjen se besimi i vendit të tij në kulturë dhe trashëgimi islame është thellësisht i rrënjosur dhe i thellë, tha se ai mbështet zbatimin e dhjetëra projekteve.

Aktivitetet në kuadër të festivalit do të zhvillohen me pjesëmarrjen e Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore Islame (ISESCO) dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Katarit si dhe ministri dhe institucione të ndryshme të vendit.

Në kuadër të Projektit “Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame” të filluar nga ISESCO në vitin 2015, në kryeqytetet e zgjedhura gjatë vitit organizohen aktivitetet të ndryshme kulturore.

Share This Article