Katastrofë në Libi/ Më shumë se 5.000 të vdekur pas përmbytjeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra persona mendohet të kenë humbur jetën në Libi si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia e fuqishme Daniel që ka goditur atë vend. Vetëm në qytetin lindor të Dernës, që ka një popullsi prej 100 mijë banorësh, deri tani janë regjistruar mbi 5.200 viktima dhe rreth 2 mijë të tjerë janë zhdukur, ndërsa në gjithë Libinë shifra e të zhdukurve arrin 10 mijë.

U tronidta nga ajo që pashë. Nuk kemi shifra të sakta por është një katastrofë si të ketë kaluar cunami,” tha  Hisham Chkiouat, ministër I aviacionit të qeverisë me seli në lindje.

Qyteti në fjalë është nën ujë pasi dy diga dhe katër ura u shembën si pasojë e stuhisë. Gjysmëhëna e kuqe ka njoftuar se më shumë se 10 mijë persona janë zhdukur nga përmbytjet, me 50 familje vetëm në qytetin bregdetar Susa. 

Këshilli i Presidencës së Libisë u ka bërë thirrje vendeve mike dhe grupeve ndërkombëtare të ndihmës që të ofrojnë ndihmë për zonat e goditura nga përmbytjet në rajonin lindor.  Autoritetet në kanë marrë një sërë masash, duke përfshirë pezullimin e orëve të mësimit në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, mbylljen e dyqaneve dhe shpalljen e orës policore, në përgjigje të stuhisë, e cila pas vetes la pasoja apokaliptike.

Stuhia “Daniel”, e cila goditi Mesdheun qendror, ka prekur qytetet libiane Bengazi, Beida, Merck, Susa dhe Derna.

Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdulhamid Dibeybe, ka shpallur dje tri ditë zie në gjithë vendin për shkak të përmbytjeve.

Share This Article