Kate dhe William më të dashuruar se kurrë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kate dhe William duken më të dashuruar se kurrë! Në këto fotografi ajo shihet teksa i buzëqesh dhe i jep atij një puthje për të festuar kështu fitoren e ekipit të tyre të polos, nga e cila janë përfituar mbi një milion paund që do jepen për bamirësi.

Me një fustan blu ‘Beulah’ dhe syze dielli, princesha shkëlqeu ndërsa përqafonte Princin William pasi ai shënoi golin e fitores. Fotot janë shkrepur pak larg shtëpisë së tyre në Windsor Great Park.

41 vjeçarja ishte krejtësisht e relaksuar teksa pinte shampanjën dhe bisedonte e qeshte me të pranishmit e tjerë, mes tyre edhe kushëririn e William, Peter Phillips.

Princi William arriti të shënojë dy gola në këtë ndeshje intensive. Princi u përball me ekipet rivale BP Healthcare dhe Standing Rock në turne.

Që kur Princi mori pjesë për herë të parë në ndeshjen vjetore të polo në 2006, janë mbledhur më shumë se 12 milionë paund për bamirësi.

Në vitin 2021, prej ndeshjes u mblodhën 500,000 £ ndërsa këtë vit, fondet e mbledhura nga ndeshja do të përdoren për të mbështetur organizatat bamirëse, duke përfshirë ‘Shout’, ‘Wales Air Ambulance’, ‘Centrepoint’ dhe ‘The Passage’./

Share This Article