Katedralja me fushë golfi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muaji gusht është shpeshherë i komplikuar për frekuentimin e kishave, kështu që për të tërhequr besimtarët, katedralja mesjetare e Rochesterit ka gjetur një ide, transformimin e një pjese të kishës në fushë golfi.

Spektakli është shpeshherë i pazakontë. Në vend të rreshtave të stendave që zënë zakonisht kishën, është një fushë e madhe me bar sintetik dhe klube golfi.

Fusha e golfit do të qëndrojë në katedrale gjatë gjithë muajit gusht.

Bëhet fjalë për iniciativën e fundit të Kishës anglikane të Anglisë në përpjekje për t’i dhënë dinamikë komuniteteve të besimtarëve, në një vend gjithnjë e më pak të përqendruar në praktikën fetare.

“Operacioni duket se ka dhënë frytet e tij”, thekson Rachel Phillips, një prej priftëreshave të katedrales, sipas së cilës frekuentimi është rritur me më shumë se 80% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2018. “Katedralja është plot me njerëz që luajnë golf, kjo është fantastike”, theksoi ajo./ATSH/

Share This Article