Kategoritë e reja që do të detyrohen të vaksinohen në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laburantë do të bëjnë vaksinë me detyrim.

Këtë e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e cila tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për t’u vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.

Por, vaksinimi i detyruar ka hasur kontestime dhe refuzime edhe në Shqipëri, pasi e konsiderojnë shkelje të së drejtës së njeriut. Ndërkohë që, ka ekspertë që mendojnë se përsa kohë nuk ndalon infektimin, vaksina nuk mund të jetë e detyrueshme.

Zëvendës ministrja bën thirrje për vaksinim në mënyre që të kemi mbulese të lartë vaksniale dhe të mos lejojmë qarkullimin e mutacioneve, raportojnë mediat nga Tirana.

Share This Article