Katër asistime të Mërgim Berishës për fitoren e Salzburgut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha ka shkëlqyer të dielën mbrëma te Salzburgu në Austri. Ai bëri plot katër asistime në fitoren 4:2 në derbi ndaj Rapidit të Vjenës. Berisha asistoi për tre golat e shënuar nga Patson Daka. Një gol e realizoi edhe Antoine Bernede po ashtu me asistim të Berishës.

Albert Vallçi, njëjtë si Berisha, kompletoi ndeshjen te Salzburgu.

Pas xhiros së 18-të të Bundesligës së Austrisë, Salzburgu udhëheq me 43 pikë. Rapidi është i dyti me 37 pikë.

Share This Article