Katër bashkitë e radhës që fiton PS

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roskovec, fiton kandidatja socialiste

Mbyllet procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Roskovecit. Fituese është shpallur kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi, e cila pas numërimit të 39 kutive, fitoi me një diferencë prej 579 votash ndaj kundërshtarit të saj të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Mbyllet numërimi në Selenicë

Përfundon numërimi edhe në Bashkinë e Selenicës. Sipas të dhënave zyrtare nga KZAZ nr. 87 rezulton se, kandidati socialist Nertil Bellaj ka fituar me 5200 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë, ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj ka marrë 3500 vota, pra me një diferencë prej 1700 votash.

Mbyllet numërimi në Librazhd

Mbyllet procesi i numërimit edhe në Librazhd. Sipas rezultateve përfundimtare rezulton se kandidati socialist Mariglen Disha ka fituar në një diferencë të thellë ndaj rivalit të tij demokrat.

Disha ka marrë 10.364 vota, ose 74.4 për qind, ndërsa Shefki Çota i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3557 vota, ose 25.6 për qind.

Tepelena mbyll numërimin

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku ka fituar bindshëm Tërmet Peçi. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS-së  ka marrë 4088 vota, ose 82.7 %. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Baftjar Imeri ka marrë 511 vota ose 10.3 %. Sakaq, kandidati i PD, Sokol Guga, me 346 vota ose 7.0 %.

Share This Article