Katër futbollistë të Kosovës U21 infektohen me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se katër lojtarë të grupmoshës U21 dhe një anëtar i stafit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Përmes një komunikate, FFK thotë të prekurit janë asimptomatik dhe mirë më shëndet ndërsa pas marrjes së testeve, janë izoluar dhe s’kanë pasur kontakt me të tjerët.

“Po ashtu, duhet cekur që Federata edhe më herët i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë grumbullim, ku të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi. Personat që kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar nëse sërish pozitiv”, thuhet në njoftimin e tyre.

Share This Article