Katër klube të Premier Leagues përcjellin Rashicën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër klube të Premier Leagues së Anglisë janë duke përcjellë Milot Rashicën, ndërkohë që Liverpooli ka nisur të ftohet nga ideja e transferimit të tij. Kështu të paktën ka shkruar të enjten mediumi i njohur Sky Sports.

Aston Villa, Brighton, West Ham dhe Wolves po shikojnë gjendjen e Rashicës te Werder Bremeni.

Te lideri i Premier Leagues, Liverpooli, po ashtu kanë qenë adhurues të Rashicës më herët këtë vit, por klub i madh ka firmosur me Takumi Minamino, që është lojtar i profilit të përafërt.

Rashica, që ka shënuar shtatë gola në 20 ndeshje këtë edicion, mund të kalojë edhe te Borussia Dortmundi apo RB Leipzigu.

Sipas Sky Sports, Rashica konsiderohet prej talenteve më të mëdha të Kosovës me 25 ndeshje e katër gola.

Share This Article