• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 11, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Katër leksione nga një vit pandemik i dhimbshëm

Katër leksione nga një vit pandemik i dhimbshëm

by albnews
1 April, 2021
in Bota
0
5
VIEWS

Nga Stewart M. Patrick

Teksa Covid-19 ka filluar gradualisht të vihet nën kontroll, ka kuptim të pyesim se çfarë kemi mësuar nga kjo përvojë ndëshkuese, në mënyrë që të jemi më të përgatitur kur të na godasë pandemia tjetër.

Ndonëse do të duhen vite për të nxënë mësimet e shumta që na solli kjo pandemia, ja cilat janë 4 leksionet kryesore të vitit të kaluar,mbi të cilat duhet të orientohemi për të ndërtuar gatishmërinë shumëpalëshe ndaj pandemive në muajt dhe vitet në vazhdim:

Planeti është jashtë ekuilibrit, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e njeriut

Kjo pandemi ka qenë e rëndë, por nuk duhet të konsiderohet një befasi. Gjysmë shekulli i fundit është shoqëruar me një rritje të sëmundjet zoonotike, apo viruseve që mund të kalojnë nga kafshët tek njerëzit, duke përfshirë Ebolan, SARS-in, H1N1, MERS-in dhe Zikan.

Shfaqja e tyre ka ardhur si rrjedhojë e sulmit tonë ndaj botës natyrore. Ndërsa po shkelim dhe degradojmë ekosistemet, ne dhe familjarët tanë biem në kontakt me speciet e egra që më parë kanë qëndruar në habitate larg njeriut si dhe patogjenët e tyre.

Sipas Platformës Shkencore Ndërqeveritare të Politikave Shkencore mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit në OKB, njerëzit mund të jenë të ndjeshëm ndaj 850.000 nga 1.7 milion viruse të pazbuluara që mendohet se infektojnë zogjtë dhe gjitarët.

Në retrospektivë, ishte vetëm çështje kohe para se të shfaqej një virus i ri shumë ngjitës,duke shfrytëzuar lidhjet globale të transportit për t’u përhapur më pas në çdo cep të planetit. Kjo nuk do të jetë ngjarja e fundit, dhe bota duhet të përgatitet në përputhje me rrethanat.

Epoka e sëmundjeve zoonotike kërkon një qasje të koordinuar, që pasqyron lidhjen e ngushtë midis shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe mjedisit. Për të zvogëluar ekspozimin e njerëzve ndaj patogjenëve të rinj, vendet duhet të bashkëpunojnë për të mbrojtur habitatet e paprekura dhe speciet e tyre, të frenojnë tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra, të identifikojnë zoonozat me potencial pandemik, dhe të zgjerojnë aftësitë e mbikëqyrjes dhe ato parashikuese, për të zbuluar menjëherë dhe frenuar në kohë vatrat epidemike.

Bashkëpunimi global shëndetësor është i pasigurt

Covid-19 ka treguar me shumë ashpërsi, se multilateralizmi është ajo që shtetet bëjnë për të. Që nga i ashtuquajturi Gripi Spanjoll një shekull më parë, kur vendet nuk kishin mundësi tjetër përveç ruajtjes së vetes, bota ka krijuar një infrastrukturë të tërë institucionale për bashkëpunimin global, përfshirë OBSH.

Por në muajt e parë të pandemisë së Covid-19 pati një përçarja gati të plotë të multilateralizmit. Qeveritë zbatuan politika nacionaliste,sidomos në rastin e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat lejuan që rivaliteti i tyre gjeopolitik dhe retorika e ashpër, të lërë në hije interesin e përbashkët mbi shëndetin publik global, duke paralizuar çdo përgjigje kolektive brenda G-20, Këshillit të Sigurimit të OKB dhe G-7.

Kohët e fundit, ka zënë vend nacionalizmi i vaksinave, me vendet e pasura – si dhe Bashkimin Evropian – që grumbullojnë sasi të mëdha vaksinash vetëm për vete në kurriz të pjesës tjetër të botës. Bota nuk ka luksin ta përsërisë një sjellje të tillë miope, e cila vetëm përkeqëson kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e pandemive.

Në një epokë të ndërlidhur edhe në aspektin epidemiologjik, siguria shëndetësore është një e mirë publike globale. Qeveritë nuk mund të shpresojnë që të mbrojnë vetëm qytetarët e tyre, duke ngritur Vijën Mazhino. Nacionalizmi i vaksinave lejon që viruset që qarkullojnë jashtë vendit të evoluojnë në forma të reja akoma më virulente.

Antidoti më premtues për këtë tendencë ka qenë struktura COVAX , një mekanizëm global për blerjen përbashkët dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinave anti-Covid. Bërja e përhershme e kësaj nisme dhe financimi i saj në nivele shumë më ambicioze, për të ndalur në kohë epidemitë e ardhshme, duhet të jetë një përparësi pas kësaj pandemie.

OBSH është e pafuqishme dhe e pa financuar sa duhet

Pandemia ka nxjerrë në pah dobësitë e OBSH-së përkundrejt padronëve të saj politikë. Shtetet anëtare i kanë dhënë formalisht agjencisë një mandat të gjerë, por i kanë mohuar autoritetin dhe burimet financiare për ta ushtruar atë, përveçse e kanë shndërruar në një top për “futbollin politik”.

OBSH është vazhdimisht e nën-financuar, me një buxhet modest prej vetëm 4.8 miliardë dollarësh, e krahasueshme me atë të një spitali të madh amerikan. Në letër, OBSH-ja ka kompetenca të rëndësishme sipas Rregullores së saj Ndërkombëtare të Shëndetit, një traktat ligjërisht i detyrueshëm që i detyron shtetet anëtare të ndajnë informacionin në kohë dhe në mënyrë transparente në lidhje me një vatër të re epidemike, dhe ta mbajnë OBSH-në të informuar për kufizimet e tregtisë dhe udhëtimit.

Në praktikë, shumë qeveri dështuan t’i respektojnë këto detyrime gjatë vitit të kaluar. Edhe pse ka fituar shumë vlerësim për rolin e saj teknik gjatë pandemisë, ajo është akuzuar ndërkohë se është keqpërdorur për synime politike nga Pekini.

Pas kësaj pandemie është e domosdoshme që të rritet pavarësia dhe efektiviteti i OBSH-së. Si fillim, vendet anëtare duhet të sigurojnë financimin e duhur për Programin e Emergjencave të OBSH-së, si dhe të shtojnë kontributet e tyre vullnetare.

Paralelisht me to, vendet anëtare duhet të bien dakord për një konferencë të rregullt të rishikimit të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit, e ngjashme me atë që përdoret në traktatet e kontrollit të armëve, për të forcuar kuptimet e përbashkëta dhe pajtueshmërinë me detyrimet ekzistuese ligjore ndërkombëtare.

Edhe vendet e forta mund të jenë të brishta

Komuniteti ndërkombëtar i donatorëve është përqendruar shumë vitet e fundit në forcimin e kapaciteteve të vendeve në zhvillim për të zbuluar, parandaluar dhe reaguar në kohë ndaj sëmundjeve infektive, nëpërmjet mekanizmave si Agjenda Globale e Sigurisë Shëndetësore, që u miratua në vitin2014.

Premisa pas këtyre përpjekjet është që shtetet e varfra, dhe sidomos ato më të brishta, të kenë prioritet në financimet e shëndetit publik global. Viti i kaluar e ka përmbysur këtë supozim. Shumë vende të pasura janë goditur rëndë nga Covid-19, me gjithë rezultatet e tyre larta në indekset kryesore të gatishmërisë së shëndetit publik, duke i detyruar ato që të pranojnë mangësitë e tyre.

Ky ka qenë veçanërisht i rëndë për Shtetet e Bashkuara, që kanë pësuar më shumë vdekje se çdo vend tjetër, 544.000 deri më23 Mars, pavarësisht se mburren me pajisjet dhe teknologjitë më të fundit mjekësore. Për të korrigjuar brishtësinë e saj themelore, Amerika ka shumë punë për të bërë.

Vendi duhet të forcojë vijat e para të sistemit të tij të kujdesit shëndetësor; të identifikojë dhe mbrojë popullatat dhe komunitetet në rrezik; të qartësojë përgjegjësitë midis autoriteteve federale, shtetërore dhe lokale në një pandemi; të zhvillojë një strategji kombëtare për testimin dhe gjurmimin e kontakteve; dhe të mirëmbajë rezervat e burimeve të mira dhe zinxhirët e larmishëm të furnizimit kritik mjekësor.

Pandemia na ka dhënë shumë leksione të ashpra. Ndër më të rëndësishmet janë që epidemiologjia dhe ekologjia janë të ndërthurura; që shëndeti publik global nuk është i imunizuar nga gjeopolitika; që kombet e ruajnë me xhelozi sovranitetin e tyre nga organet globale; dhe që edhe kombet më të forta mund të dështojnë. Pas një viti kaq të dhimbshëm, ne nuk mund t’i harrojmë ato.

Shënim: Stewart Patrick, bashkëpunëtor i vjetër në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, dhe autor i librit “Luftërat e sovranitetit:Pajtimi i Amerikës me botën” / “World Politics Review”

Previous Post

Mbi Kanalin e Suezit dhe “pikat e asfiksimit”

Next Post

Rishikohet ekonomia britanike. Rritet më shumë se sa pritej në fund të 2020. Viti në total, i “mjerueshëm”

albnews

albnews

Related Posts

Britania dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare – Pakti synon uljen e tarifave për uiskin, produktet mjekësore dhe kozmetike
Bota

Britania dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare – Pakti synon uljen e tarifave për uiskin, produktet mjekësore dhe kozmetike

11 May, 2025
The Guardian paralajmëron përplasje globale: A ka nisur Lufta e Tretë Botërore?
Bota

The Guardian paralajmëron përplasje globale: A ka nisur Lufta e Tretë Botërore?

11 May, 2025
The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?
Bota

The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?

11 May, 2025
Next Post
Rishikohet ekonomia britanike. Rritet më shumë se sa pritej në fund të 2020. Viti në total, i “mjerueshëm”

Rishikohet ekonomia britanike. Rritet më shumë se sa pritej në fund të 2020. Viti në total, i “mjerueshëm”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

11 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

11 May, 2025
Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

11 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4671 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2381 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM