Marseille ka konfirmuar se edhe tre futbollistë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke e çuar në katër numrin e lojtarëve të prekur.
Një gjë e tillë mund të ndikojë që të shtyhet ndeshja hapëse në ligë për këtë klub, transmeton KOHA.
Skuadra e Andre Villas-Boas pritej që të niste edicionin e ri kundër Saint – Etienneit të premten.
Klubi ka konfirmuar se tre lojtarë kanë rezultuar pozitivë nga testimet e së dielës, si dhe Jordan Amavi që ishte pozitiv në javën e kaluar.
Tre futbollistët e ri të prekur janë Steve Mandanda, Maxime Lopez dhe Valentin Rongier.
Daily Mail shkruan se një burim i afërt me klubin ka treguar se të katër futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi duket se janë asimptomatikë.
Rregulla në Ligue 1 thotë se nëse një ekip ka më shumë se tre futbollsitë të prekur me COVID-19 apo pjesëtar të stafit në periudhën tetë ditore atëherë ndeshja mund të shtyhet.