Katër parti politike kërkojnë referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Shqipëri katër parti politike njoftuan të premten se do të kërkojnë referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor.  “Nisma Thurje”, “Partia Republikane” dhe Partia Agrare Ambientaliste” dhe “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, parti të spektrit opozitar, njoftuan me këtë rast se do të nisin grumbullimin e 50 000 firmave, për t’ia bashkangjitur kërkesës së tyre në KQZ. 

Nisma u bë publike nga drejtuesit e saj,  gjatë një deklarate për mediat. “Të minimizohet ndarja rajonale, ne jemi të bindur se duhen më pak se 4 rajone. Duhet heqja e herësit, çka është vendosur dhe nga Gjykata Kushtetuese. Duam të reflektohet edhe në Kodin Zgjedhor. Listat të jenë 100% të hapura dhe zgjedhësi të ketë më shumë se 1 alternativë. Kjo do të dobësonte fenomenin e shitblerjes së votës. Duhet të reflektohet në Kod edhe vendimi tjetër i Gjykatës Kushtetuese për të pasur një prag rajonal.”-tha Endri Shabani, Kreu i Partisë Politike “Nisma Thurje”.

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha se qëllimi është që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të ketë peshë. “Të jemi të sinqertë sepse është bërë e pamundur zgjedhja e përfaqësuesve të qytetarëve. Vërtet këtë radhë fitoi PS 7 deputetë më tepër sesa i takonin, por edhe grupi i PD zyrtare, i përfituan edhe ata 3 deputetë. Këta prandaj nuk bëjnë zhurmë, nuk lënë të ulet në tavolinë njeri tjetër.” tha zoti Shehi.

Politikani i njohur i së djathtës shqiptare nënvizoi se ky do të jetë flamuri i betejës i katër politike opozitare deri në zgjedhjet e përgjithshme të radhës, që parashikohet të mbahen në vitin 2025

Share This Article