Katër rastet e reja me koronavirus, familjarë të ngushtë të 77-vjeçarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë ka shkuar në 13 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Të gjitha rastet e reja janë paraqitur në Stubëll, më saktësisht në familjen e ngushtë të të moshuarit, i cili u diagnostikua i pari me pandeminë botërore. Nuk dihet saktësisht se kush janë familjarët e prekur.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nëpërmjet Facebook-ut. Sipas tij, mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.

Të katër rastet janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020 E gjithë familja ka qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë. .

Share This Article