ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 7 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 8 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 8 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 8 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Katër sëmundjet kronike, që shkaktojnë pjesën më të madhe të shtrimeve në spital për Covid-19

albnews by albnews
10 March, 2021
in Bota
0
Katër sëmundjet kronike, që shkaktojnë pjesën më të madhe të shtrimeve në spital për Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deri tani e dimë se pacientët e shtruar në spital me Covid-19 të formës së rëndë, kanë shpesh sëmundje para-ekzistuese ose probleme të ndryshme shëndetësore. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se mbipesha shoqërohet shpesh me simptoma serioze nga koronavirusi.

Së fundmi një studim i kryer nga Universiteti Taft në Boston, SHBA, siguroi një tablo të gjendjes klinike të pacientëve me koronavirusin Sars-Cov-2. Autorët treguan se cilat ishin 4 patologjitë dhe kushtet shëndetësore të lidhura me format më të rëndësishme të Covid-19,dhe që ndikojnë tek 2/3 e rasteve të shtrimit në spital.

RelatedPosts

Skandali i shkollës ilegale së Zuckerberg, me emrin e një prej pulave të tij

Pse u zemërua Vladimir Putin, me besnikun e tij më jetë gjatë?

U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha – Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij

Gjetjet e këtij studimi u publikuan në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës (JAHA).Ekipi i studiuesve kreu një simulim matematikor, bazuar në përdorimin dhe kombinimin e mostrave të mëdha të të dhënave në lidhje me pacientët e sëmurë me Covid-19 dhe sëmundje të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Në veçanti, të dhënat e shtrimeve në spital të pacientëve nga14 shtete pjesëmarrëse, të kombinuara me informacione të tilla si mosha, gjinia dhe përkatësia etnike, vijnë nga Covid-Net i CDC (Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA).

Një burim tjetër i informacionit është Covid Tracking Project,i krijuar nga një organizatëjofitimprurëse në SHBA.

Në total, u shqyrtuan të dhënat e më shumë se 900 mijë pacientëve. Analiza epidemiologjike (statistikore) tregon se në mungesë të 4 sëmundjeve,do të kishte qenë ndoshta e mundur të shmangeshin 2/3 (rreth 64 për qind) shtrimeve në spital, ose rreth 575 mijë shtrime në spital.

Në krye të listës është mbipesha, e vlerësuar në analizën statistikore si përgjegjëse për rreth 30 për qind të shtrimeve në spital për Covid-19. Ndërkohë 26 për qind të rasteve në spital i atribuohen hipertensionit, 21 për qind diabetit,dhe thuajse 12 për qind insuficiencës kardiake.

Roli i shumë prej këtyre kushteve ndryshon sipas grupmoshës. Për shembull, tek njerëzit nën moshën 50 vjeç, diabeti është përgjegjës për vetëm 8 për qind të shtrimeve në spital, krahasuar me 29 për qind tek njerëzit mbi 65 vjeç.

Anasjelltas, mbipesha ka të njëjtin ndikim negativ në të gjitha grupmoshat. Por edhe etnia luan gjithashtu një rol. Në SHBA më të prekurit janë afro-amerikanët dhe hispanikët. Duke kujtuar se të dhënat janë të vlefshme për pacientët amerikanë, dhe se në Evropë përqindjet mund të jenë të ndryshme, fakt është se në përgjithësi këto sëmundje e rrisin rrezikun e pasjes së një Covid-19 në formë të rëndë.

Prandaj rezultatet e studimit e vënë theksin tek parandalimi, ku rënia në peshë është thelbësore për uljen e gjasave për simptomat kryesore të koronavirusit, dhe zhvillimin e shumë problemeve të tjera shëndetësore. / Wired – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result